Pas Alvinit, së shpejti shpëtohen fëmijë të tjerë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama shkruan se Alvini po kthehet në shtëpi falë bashkëpunimit të ngushtë të qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, ndërsa thekson se një skuadër speciale e policisë shqiptare ka mëse 1 javë që qëndron në kufirin sirian. Rama falenderon kryeministrin italian Giuseppe Conte i cili është angazhuar personalisht në ndjekjen e këtij operacioni. Rama premton se qeveria shqiptare do të vazhdojë përpjekjet për të nxjerrë jashtë kampeve në Siri, gra dhe fëmijë të tjerë shqiptarë.

“Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të  policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë.

Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane.

Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm.

Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin”, shkruan Rama, ndërsa poston foton e Alvinit në makinë së bashku me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI😍• Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe…

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 7. November 2019


Skip to toolbar