Rama: Armiqtë e drejtësisë, tregojnë sa rëndësi ka reforma

AKTUALITET


Mesnata midis 21 dhe 22 korrikut të vitit 2016 i  gjeti 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duke votuar ndryshimet kushtetuese, që i hapën rrugë Reformës në Drejtësi. Këtë të hënë mbushen plot tre vjet nga dita që u votuan disa ligjet të rëndësishme, që bëjnë një reformim tërësor të sistemit gjyqësor. Në këtë datë të rëndësishme në historinë e vendit, Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një Tëitter, ku shkruan se mjafton të dëgjosh armiqtë e reformës, për të kuptuar se sa e rëndësishme është ajo.

“3 vjet nga votimi i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Europiane. Krenar për PS dhe mirënjohës për miqtë e partnerët në këtë betejë për të ardhmen”, shprehet Rama.

Partia Socialiste dhe qeveria e majtë ishte nismëtare e reformimit të gjyqësorit, një premtim elektoral i zgjedhjeve të 2013, i vënë në zbatim me mbështetjen e madhe të ndërkombëtarëve. Reforma është votuar pas shumë debatesh dhe refuzimesh për bashkëpunim të opozitës, e cila pas presionit ndërkombëtar, pranoi të jepte votën “pro” në 2016 për të votuar në tërësi ndryshimet kushtetuese, që i krijonin mundësinë zbatimit të ligjeve të reja për sistemin e drejtësisë.



Skip to toolbar