Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të premte duke pirë një kafe me banorët e njësisë 10 në Tiranë.
Në krah të tij ndodhet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili kandidon për një mandat të dytë për bashkinë e kryeqytetit.
Por fushatës i është bashkuar sot edhe ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai tha se në këtë zonë janë 24 mijë votues, por një pjesë e tyre jetojnë në periferi pasi kanë dhënë banesat e tyre me qira për lokale dhe zyra.
Ndërsa Veliaj tha se në Tiranë aktualisht janë ndërtuar 7 parkime nëntokësore duke i ardhur në ndihmë qytetarëve.