“Rama është njeri ‘mediokratik’. Tërmetin po e përdor në favorin e vetë”

#NËRADAR


Mbrëmjen e të enjtes në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla u diskutua përsëri për situatën pas tërmetit dhe përdorimin e saj nga politika. Tema e emisonit ishte nëse Kryeministri Edi Rama po përfiton nga populizmi duke përdorur situatën e krijuar nga tërmeti. Për politologun Roland Lami, situata shkon në favorin e Kryeminstrit. Ai theksoi se në situatën aktuale, njerëzit janë të fokusuar te zgjidhja e problemit dhe jo te mënyra se si do të menaxhohen fondet apo tenderat për rindërtimin.

“Kjo krizë nxori në pa sistemin tonë. Në kohë krize sitemi të gropos dhe më shumë. Sot një masë e madhe njerëzisht janë në nivel mbijetese. Për ta nuk përbën shumë rëndësi se si po menaxhohet fondi për rindërtimin, tenderat për këtë qëllim. Nuk shqetësohet askush për këtë pjesë. Shqetësim është a po më zgjidhet halli që kam, strehimi, komoditeti etj etj. Kur s`ka struktura të konsoliduara, nxitet korrupsioni”.

“Kur strukturat nuk janë të konsoliduara merr rol lideri. Roli populist i lideri shtohet vetvetiu. Merr rolin e artistit, këngtarit, inxhinierit, psikologut, dhe këto i merr duke prekur emocionet dhe karakteret e njerëzve të ndryshme. Rama ka testuar që lojërat me emocionet e njerëzve, ngjit. Protagonizmi i organizimit të fushatës ka efekt pozitiv. Tendenca po i shkon në favor të Ramës”, tha Lami.

Kurse analisti Arian Vasjari u shpreh se Rama është “njeri mediokratik”, që sipas tij është gjë e gabuar. Ai tha u shpreh se shqetësohej nga dy gjëra nga aksioni politik i Kryeministrit Edi Rama gjatë ditëve të krizës. Sipas Vasjarit, Rama po përpiqet të instrumentalizojë sedimentin e situatës, ndërsa nga ana tjetër ai po përpiqet të ndërtojë aksion politik në cikël të mbyllur.

“Nuk mund të jemi dakord se si po e administron krizën. Për mua Edi Rama është njeri medikoratik. Ky është një gabim. Edi Rama beson te pushteti absolut i masmedias. Mua nuk më shqetëson populizmi i Edi Ramës. Ai është kryetari i bashkisë që doli me sëpatë në dorë. Mua më shqetësojnë dy gjëra: së pari fakti që kryeministri përpiqet që të instrumentalizojë sendimentin. Në një periudhë katastrofe është tipike e liderave autoritarë. Ana tjetër është se zoti Rama përpiqet ta ndërtojë aksionin e tij politik me cikël të mbyllur”.

“Rama kërkon një demokraci pa ndërmjetësues. Masmedia është ndërmjetësuesi më i rëndësishëm. Rama është pak “Trampian”, por në një situatë katastrofe besoj që vijimi i stilit të tij të bëri politikë është krejt i pavend. Kur ndodhi në Akuila, Berluskoni e konceptoi momentin politik vetëm fillimin, dhe më pas e bëri emergjenca civile. Ngre pikëpyetje edhe mbi stofin human të kryeministrit. Komunikimi me njerëzit që janë në zi, nuk mund të jetë komunikimi klasik i zotit Rama. Ai duhet të ndërpresë komunikimin me njerëzit që janë në zi. Kjo nuk i sjell elektorat. Unë mendoj se është një strategji për të rikuperuar vota. Rama ka instrumenta të tjerë që te tërmeti të shkojë me instrumenta të tjerë”, tha Vasjari.

Për analistin Arion Sulo, situata e krijuar pas tërmetit shkon në favorin e Kryeministrit Edi Rama. Në studion e “Real Story”, Sulo u shpreh se Rama, përpara tërmetit, ishte “pa punë”, ndërsa tërmetin po e përdor për të rindërtuar figurën e tij.  

“Nuk jam dakord me Vasjarin që nuk është produktiv. Rama vjen nga një moment kur nuk kishte asnjë punë në dorë. Rama ishte pa punë. Këtu nis gjithë cirku politik i radhës. Ajo që ai mendon është se tërmeti shkatërroi Shqipërinë, ai mendon ta rindërtojë figurën e vetë. Ai mund ta rindërtonte figurën e vetë nëse do e menaxhonte mirë. Rama deri tani nuk e ka bërë këtë gjë”, tha Sulo.

Më tej, Sulo tha se Rama është në momentin e shfaqjes. Sipas tij, ai po sulmon median nga që mungon transparenca. “Është në momentin e shfaqjes. Po bëhet qëllimisht për të fshehur fatkeqësinë njerëzore. Plani i tij dhe kryefjala do të jetë tërmeti. Do të bëj të njëjtën gjë siç ka bërë të “Lungomare”, “Stadiumi”, e të gjitha të tjerët”.

“Ai po sulmon mediat se mungon transparenca. Asaj zonjës në Laç i tha prandaj nuk je martuar se ti nuk durohesh. Atij në Kënetë i thoshte hajde këtu, atij në Laç i tha kush je ti që rri këtu, ik nga takim. Kryeministri me gjithë pushtetin ekzekutiv kërkon që të heqë lirinë e fjalës”, tha ndër të tjera Sulo.

Ndërkohë, analisti Fatos Lubonja tha se e keqja nuk vjen nga populizimi por nga demagogjia dhe për të kryeministri Rama është një demagog, pasi populisti është ai që ngrihet kundër elitave qeverisëse dhe Rama është vet në qeveri. I ftuar në “Real Story” në Neës 24, Lubonja e krahasoi kryeministrin Rama se nusen në dasmë dhe arkivolin në një mort.

 “Populizmi nuk është i keq sepse do të thotë t’i drejtohesh popullit. Populistët i drejtohet popullit, kundër elitave në pushtet. Demagogu është i keq. Rama është elita në pushtet, është në krye të elitave në pushtet. Kemi të bëjmë me një pedagog, një gënjeshtar që rri akoma në pushtet. Ajo që di të bëjë më mirë Edi Rama janë premtimet e vazhdueshme dhe shfaqja e tij e vazhdueshme me premtime”.

“Meqenëse dita ka 24 orë, unë nuk e di se kur punon seriozisht Edi Rama. Shteti ka struktura. Rama bën të gjitha. Nuk ka nevojë që të japë ERTV gjatë gjithë kohës. Rama i shton plus edhe narcizimin e tij, duke bërë rolin e nuses në dasmë dhe arkivolin në mort. Problemi është shumë i thellë, ka shumë probleme”, u shpreh Lubonja./Realstory.al/



Skip to toolbar