Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në homazhet që u zhvilluan në nder të kolosit të letrave të gjuhës shqipe Ismail Kadare, i cili u përcoll për në banesën e fundit me ceremoni shtetërore.
Rama e konsideroi Kadarenë si një “shqiptar të botës” njësoj si Nënë Tereza dhe se po “largohet nga kjo botë i mbrojtur nga humanistja shqiptare”.
“Nën hijen e Nënë Terezës mbi trupin e Ismailit ishte këtu kishte ardhur më parë. Njoftimi që salla ishte e zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizi dot prej aty me erdhi bashkë me foton e kësaj skene që po montohej për shfaqje sonte në darkë. Lëreni aty. Nuk ka më mirë. Askujt nuk do ti shkonte në mëndje rastësia që solli këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që I takon botës, asesi tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që I takon botës. Duke e pas njohur e dita në çast që nën hijen e shenjtores së tij të dashur Ismaili symbyllur do të ndihej I marrë nën mbrojtje nga ata që se donin”, tha Rama.
Ismail Kadare do të prehet në Tufinë, por kryeministri Edi Rama tha se kjo do të jetë e përkohshme pasi ai meriton banesën e tij të fundit. Ceremoni me kërkesë të bashkëshortes Helena Kadare do të të jetë vetëm familjare në Tufinë, ndërsa të gjitha nderimet e shtetit do përmbyllen me momentin e përcjelljes së kortezhit.
Kryeministri Rama sqaroi edhe dilemat se kush do të ishte banesa e fundit e shkrimtarit që e donte e gjithë bota.
“Sa e mora vesh që vdiq e mendova pashmangshmërinë e përgatitjes së ceremonialit, bashkë me pamundësinë për të shmangur përfshirjen për këtë tubim, fjalim, më është bërë si pullë poste që nuk më ndahet nga sytë pamja e tij e sëkëlldisur gjatë ceremonisë së gradimit me shkallën më të lartë të “Urdhrit të Legjinionit të Nderit nga vetë presidenti I Francës, Macron në Pallatin Brigadave. Qysh se filluan të merrnin jetë komisioni i posaçëm shtetëror i ceremonialit funebër dhe paralelisht përplasjet e opinioneve në skenë e prapaskenë për këtë dhe në vendvarrimin e tij u ndjeva personazh I kurthit të fundit letrar të Ismail Kadaresë. Unë, si nëpunësi në pallatin e ëndrrave. Kërkohej një varr, kush mundej thoshte të vetën si në një garë të vetëshpallur ethesh letrare ku ai apo ajo që do të gjente vendin ideal për gropën e trupit të pajetë të autorit të Gjeneralit të ushtrisë së vdekur dhe komisionit të festës do të siguronte dhe vendin më pranë tij në botën tjetër. Kërkohej një varr, kush mundej thoshte të vetën si në një garë të vetëshpallur ethesh letrare ku ai apo ajo që do të gjente vendin ideal për gropën e trupit të pajetë të autorit të Gjeneralit të ushtrisë së vdekur dhe komisionit të festës do të siguronte dhe vendin më pranë tij në botën tjetër.
Ismail Kadare e meriton të prehet në një banesën e fundit që të jetë vetëm e tija jo bashkë me dëshmorët, ai as ishte dëshmor dhe as nuk kishte gjëkundi dëshirën për të rënë dëshmor, jo bashkë me vëllezërit Frashri që ishin ndër të paktët që ai donte dhe respektonte, jo te fusha e Kryeministrisë pasi një vend nuk i mban bashkë të gjallët me të vdekurit dhe se kur mendoj që Ismaili ikte sa mundte nga vendet ku mblidheshin njërës, kjo do ishte ti imponohej bashkë me vdekjen edhe një dënim fatal”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se Kadare mori vlerësimet e të gjithë botës, por u has me smirën e vendit ku lindit, gjë që nuk e lejoi të merrte dhe çmimin Nobel nga letrat anonime për të.
“Ai jetoi si dëshmitarë i një fjale për të cilën i mori të tërat lëvdatat dhe nderimet e mundshme të botës dhe smirën e vendit që e lindit. Nuk e mori çmimin Nobel por mbeti vetmi kandidat për të cilën ka një dosje me letra anonime nga bashkatdhetarët e tij. Ai erdhi, shkroi dhe iku, ne kemi detyrim t’ia respektojmë ikjen duke i dhënë një banesë të fundit ku të mos ndihet i kërcënuar as nga dashuria e pa kërkuar dhe as nga fqinjësia e dëshiruar që e kishte lemeri dhe as nga tubimet dhe nderimet që i kishte llahtari. Vendosja e përkohshme e tij në Tufinë me kërkesë të Helenës do të bëhet vetëm me praninë e familjareve dhe në emër të saj u kërkoj respektimin e kësaj kërkese”, tha Rama.