“Rama hapi sot fushatën elektorale”, Lela: Ligji i KÇK, flluskë që do harrohet

Real Story


Analisti Alfred Lela e konsideroi prezantimin e ligjit Anti-KÇK një show të mirëmenduar deri në detaje nga kryeministri Rama për të nisur fushatën elektorale. Lela tha në emisionin ‘Real Story” te Sokol Balla në News 24 se nuk pret që ky ligj i ri të bëjë asgjë ndryshe nga nismat e tjera duke e cilësuar një flluskë që do të harrohet shpejt. Analisti Lela tha se ligji anti-KÇK, i prezantuar nga kryeministri Edi Rama është njësoj sikundër “Fundi i Marrëzisë” apo “Forca e ligjit”, të prezantuara më herët dhe që në fund kanë rezultuar vetëm një flluskë sapuni.

Unë mendoj se nuk mund të themi nëse politikanët kanë ligje të mira ose jo, nëse nuk i kthehemi të kaluarës. Unë dua t’ju kujtoj nisma edhe më herët me bujë të kësaj qeverie. Sigurisht që z. Lleshaj nuk është fajtor për të gjitha, pasi nuk ka shumë kohë në këtë qeverisje. Kujtoni “Fundin e Marrëzisë”, kujtoni policinë e Tahirit, “Policia që duam”, “Forca e ligjeve”, u tha se do bëjmë namin me të fortët e lagjeve etj. Kanë rezultuar të gjitha marrëzia e fundit. Pra, u mbars mali dhe polli një mi, kjo është tradita. Më duket një flluskë e komunikimit publik. Jam i bindur se kjo do harrohet, si përherë. Unë e shoh si fushatë elektorale. Unë sa pashë Edi Rama sot hapi fushatën elektorale. Në skenar dhe në regji ishte si hapje e një fushate elektorale. E gjitha ajo ishte si një show i menduar deri në detaje. A ishte kjo një mënyrë e Ramës për të treguar se vendi mund të ketë zgjedhje të parakohshme? Këtë s’di ta them” u shpreh Lela në Real Story.





Skip to toolbar