Gjatë ndeshjes Shqipëri-Moldavi që po luhet në “Elbasan Arena” tifozët shqiptarë kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej “Rama Ik”. Siç shihet në foto, banderola është shkruar me ngjyrat blu mbi flamurin kuqezi.
Duket se pavarësisht tifozëve në numër të vogël, ata kanë menduar për të vendosur dhe parulla politike në stadium.
Kjo ka shkaktuar moment tensioni në tribunë dhe menjëherë kanë ndërhyrë forcat e sigurise për të hequr flamurin dhe parullën “Rama ik”