“Rama ik” në stadium, aksioni i PD mund të na penalizojë nga UEFA

AKTUALITET


Mbrëmjen e së martës në “Elbasan Arena” kombëtarja jonë e futbollit luajti kundër Moldavisë në ndeshjen e katërt elemintaore të Euro 2020, duke fituar me rezultatin 2-0. Pak pas nisjes së pjesës së dytë, në fillim të tribunës E, disa të tifozë shpalosën një flamur të madh kombëtar, dhe më pas sipër tij vendosën disa shkronja, të cilat formonin fjalën “Rama Ik”.

Në fillim ishte e paqartë se cilit grupim i përkisnin këta tifozë, ndërsa mediat shkruan se ishin “Tifozë Kuq e Zi”. Në fakt, këta të fundit nuk ishin, pasi kanë tribunën e tyre dhe veshjen e tyre identifikuese.

Në fakt, e vërteta është zbuluar këtë të mërkurë, kur kanë qenë vetë disa anëtar të FRPD-së, të cilët kanë publikuar fotot nga stadiumi si dhe flamurin kombëar me mbishkrimin “Rama Ik”.

Mes tyre qëndron edhe kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, çka duket se gjithçka ka qenë e mirëmenduar. Veç parullës së shpalosur, ky grupim gjatë ndeshjes ka thirrur në kor “Rama Ik”.

Nuk dihet nëse delegati i ndeshjes e ka shënuar në protokollin e tij këtë veprim, por nëse kjo ka ndodhur, pritet që kombëtarja të jetë objekt disiplinor në UEFA, pasi në stadiume janë të ndaluara thirrjet me prirje politike apo shpalosja e parullave me mesazhe të tilla, duke u dënuar me gjobë apo deri në luajtjen e ndeshjeve pa tifozë.

Nderim fansave Kuq e Zi mbrojten Flamurin nga banditet me uniforme.Ju lumte! Rama ik! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 11. Juni 2019


Skip to toolbar