Rama inspekton punimet në Velierën e Durrësit: Këtu do organizohen evente gjatë natës në verë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama, që po inspekton punimet në disa kantiere në Durrës, pa nga afër edhe velierën, në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar.

Rama përgëzoi punën e bërë për këtë vepër dhe kërkoi të përfundojë para qershorit, për të organizuar aty një festë në Ditën e Fëmijëve në 1 qershor. Kryeministri u përgjigj edhe kritikëve për këtë velierë.


“Imagjino sa kohë u humb me ata që iu vunë kundër, me histori prokuroria etj. Si nuk u bë një punë ku të të lënë pa penguar, pa të nxjerrë njerëz, pa të ngritur akuza. Në 1 qershor, duhet të bëjmë këtu Festën e Fëmijëve. Në verë, këtu mund të ketë evente natën. Është shumë komplekse si vepër”, tha ai




Skip to toolbar