“Rama ishte papunë”, Sulo: Tërmetin po e përdor për figurën e vetë

#NËRADAR


Për analistin Arion Sulo, situata e krijuar pas tërmetit shkon në favorin e Kryeministrit Edi Rama. Në studion e “Real Story”, Sulo u shpreh se Rama, përpara tërmetit, ishte “pa punë”, ndërsa tërmetin po e përdor për të rindërtuar figurën e tij.

“Nuk jam dakord me Vasjarin që nuk është produktiv. Rama vjen nga një moment kur nuk kishte asnjë punë në dorë. Rama ishte pa punë. Këtu nis gjithë cirku politik i radhës. Ajo që ai mendon është se tërmeti shkatërroi Shqipërinë, ai mendon ta rindërtojë figurën e vetë. Ai mund ta rindërtonte figurën e vetë nëse do e menaxhonte mirë. Rama deri tani nuk e ka bërë këtë gjë”, tha Sulo.

Më tej, Sulo tha se Rama është në momentin e shfaqjes. Sipas tij, ai po sulmon median nga që mungon transparenca. “Është në momentin e shfaqjes. Po bëhet qëllimisht për të fshehur fatkeqësinë njerëzore. Plani i tij dhe kryefjala do të jetë tërmeti. Do të bëj të njëjtën gjë siç ka bërë të “Lungomare”, “Stadiumi”, e të gjitha të tjerët”.

“Ai po sulmon mediat se mungon transparenca. Asaj zonjës në Laç i tha prandaj nuk je martuar se ti nuk durohesh. Atij në Kënetë i thoshte hajde këtu, atij në Laç i tha kush je ti që rri këtu, ik nga takim. Kryeministri me gjithë pushtetin ekzekutiv kërkon që të heqë lirinë e fjalës”, tha ndër të tjera Sulo./Realstory.al/



Skip to toolbar