Rama jep mesazhin: Kush shkel rregullat do ketë këto pasoja

AKTUALITET


Në një dalje live për qytetarët Edi Rama ka bërë edhe një herë të ditur masat e marra nga instancat përkatëse në rast shkelje të fashës së orarit që lejohet për të qarkulluar në vend.

Kreu i ekzekutivit u është drejtuar asaj pakice që nuk u bindet rregullave se do të ndalohen nga Policia duke u gjobitur, madje edhe do futen në një listë të zezë “tradhëtarësh” që rrezikojnë të infektojnë me koronavirus pjeësn tjetër të Popullsisë.

“ Ai që nuk merr vesh me të mirë do ta mësojmë me pahir. Nga ky moment, mbylluni në shtëpi dhe mos dilni. Nuk kemi rrugë tjetër. Kush kërkon rrugë tjetër le ti bjerë murit me kokë e të mos dalë nga shtëpia”, tha Rama.

Postimi i plotë:

🔴 NGA TANI, E SHTUNË, ORA 13.00, DERI TË HËNEN, ORA 05.00, TË GJITHË NË SHTËPI!

🔴 KUSH NUK DO TË DËGJOJË, LE TA PROVOJË DHE DO TA SHIKOJË SE SI MEQË NUK MERR VESH ME TË MIRË, DO TA MËSOJË ME PAHIR!

🔴 NJË PAKICË E VOGËL FARE, PO MËSE E MJAFTUESHME PËR TË NA ÇUAR DREJT NJË KATASTROFE KOMBËTARE, NUK MUND TË HEDHË NË PLEHRA REZISTENCËN E MADHE POPULLORE QË 99% E SHQIPTARËVE PO E BËJNË MREKULLISHT!

🔴 NJË TUFE TË PABINDURISH, TRADHËTARË LUFTE QË PËRHAPEN RRUGËVE SI VIRUS SHOQËROR, PËR T’U KTHYER NË BAZA USHTARAKE TË ARMIKUT QË BOMBARDON PËRMES TYRE, DO T’I PËRGJIGJEMI ME GJUHËN E FORCËS LIGJORE E POLICORE👊

🔴 KËTË LUFTË DO TA ÇOJMË DERI NË FUND ME ÇDO ÇMIM E ÇDO MJET, SI NJË FAMILJE E VETME DHE PA ASNJË TOLERANCË PËR TRADHËTARËT MES NESH

I LO❤️E YOU.



Skip to toolbar