Rama, Krishtlindje në Laç me familjen e prekur nga tërmeti: Kur t’mos më kenë do më kujtojnë….

AKTUALITET


Kryeministri Rama ka zgjedhur që drekën e Krishtlindjes ta festojë me një familje të prekur nga tërmeti në qytetin e Laçit. Ai është ulur në një tavolinë të shtruar në natyrë ndërsa duket edhe çadra ku jeton familja, banesa e të cilës është shembur nga tërmeti dhe pret që shteti t’i ndërtojë një tjetër shtëpi.

Në tryezën ku janë shtuar edhe ushqimet tradicionale të festës, kryeministri tha se shtëpitë në Laç do të ndërtohen nga miqtë turq të cilët kanë bërë gati projektin bazuar në shtëpitë tradicionale shqiptarë dhe theksoi se projekti është shumë i bukur.

Në bisedë e sipër Rama tha se njerëzit kujton se ai bën qejf, por në fakt punon dhe ndoshta kur ai të mos jetë më do ta kujtojnë.

“Njerëzit kujtojnë se bëj qejf unë. Kjo punë s’është për qejf, megjithëse marr shumë sadisfaksion se normal është mirë kur bën gjëra për njerëzit. Mbase dhe e dinë por ç’rëndësi ka, se nuk bëhen gjërat që t’i dinë të tjerët. Bëhen se ashtu duhet.

Mbase kur të iki dhe të mos jem më do më kujtojnë”, tha Rama.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Gjorm, Laç – Krishtlindje më afër Krishtit. Dreka jonë me familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 25. Dezember 2019


Skip to toolbar