Pendarovski: Shqiptarët janë nën 20%, këto janë përralla, të respektohen të drejtat

AKTUALITET


Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski në një intervistë televizive duke iu referuar deklaratave se shqiptarët në Maqedoni janë më pak se 20% të popullsisë tha se këto deklarata janë përralla, dhe se autoritetet duhet të kujdesen që të respektohen të drejtat e të gjithëve pavarësisht se sa janë 20 apo 3%.

 “Janë përralla deklarimet se shqiptarët janë nën 20%. Unë do të kërkoj që të gjitha partitë politike në pushtet dhe opozitë të mos shohin numrat 3% apo 5% por të drejtat të garantohen.


Të drejtat duhet të garantohen pavarësisht numrit. Atëherë mund të flasim për përmirësim të gjendjes”, tha Pendarovski në një intervistë televizive.




Skip to toolbar