Rama mbledh qeverinë në Lezhë për dy ditë

Më të fundit


Ditën e martë  dhe të mërkurë (9 dhe 10 janar), kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në një takim dy ditor në qytetin e Lezhës.

Mbledhja do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe se në të do të kalohet në filtër puna e çdo ministrie për vitin 2023.

Gjithashtu do të adresohen sfidat për 2024, vit ky i rëndësishëm në aspektin politik, pasi paraprin vitin elektoral të 2025.

Në mbledhje, mësohet se do të marrë pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS Bledi Çuçi.

Kujtojmë se ditët e para të janarit, ministrat e dikastereve përkatës, kanë bërë analizën vjetore të punës së tyre për vitin 2023, në konferenca për shtyp.



Skip to toolbar