Rama: Na sulmuan sistemin tonë të sofistikuar, arsyeja lidhet me strehimin e MEK! Do të kemi dhe sulme të tjera kibernetike

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në kongresin e Partive Socialiste Europiane, Rama foli për sulmin e Iranit kundër vendit tonë, duke paralajmëruar se nuk do të jetë i vetmi.

“Besoj se do të përballemi me shumë të tjera, jo vetëm Shqipëria, por të gjithë, dhe më duket e pabesueshme sesi Shqipëria nuk ka dalë me një sistem të përbashkët përgjigjeje kur bëhet fjalë për sigurinë.


Ne u përballëm nga një sulm Iranian për të shkatërruar sistemin tonë të shërbimeve të ofruara në internet. Ne kemi një sistem të sofistikuar që eliminojnë radhët dhe ryshfetet. Arseja lidhjet me ,e faktin se Shqipëria strehon iranianë opozitare sepse ne jemi të solidarizuar.

Shqipëria mbrojti edhe Hebrenjtë pas luftës së dytë botërore, I vetmi vend në BE. Kur spastrim etnik nisi luftën në Kosovë, gjysma e tyre u strehuan në Shqipëri. Edhe afganëve ja kemi hapur derën. Anëtarët e opozitës iraniane askush nuk donte t’i merrte, i morëm ne dhe kjo erdhi me një çmim që e paguam shtrenjtë”, tha Rama.




Skip to toolbar