Rama ndan pamjet nga godina e re e shkollës “Jusuf Hoti” në Katundin e Ri: Ambiente me standarte bashkëkohore

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet në godinën e re të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Jusuf Hoti” në Katundin e Ri të Durrësit.

Ai ka thënë se bashkë dhe me hapësirën tjetër ku do të vendoset kopshti dhe shkolla fillore me të njëjtin emër, do të presin 285 nxënës dhe 50 fëmijë.

Sipas kryeministrit, ata do të zhvillojnë mësim në ambiente me standarte bashkëkohore.

“Drejt përfundimit punimet për godinën e re të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Jusuf Hoti” në njësinë administrative të Katundit të Ri, që bashkë dhe me hapësirën tjetër ku do të vendoset kopshti dhe shkolla fillore me të njëjtin emër, do të presin 285 nxënës dhe 50 fëmijë, të cilët do të zhvillojnë procesin mësimor në ambiente me standarte bashkëkohore”, ka shkruar Rama krahas pamjeve./abcnews.al



Skip to toolbar