Rama në Athinë, mediat greke citojnë kryeministrin: Nuk erdha për të provokuar

AKTUALITET


Nisja e turit të takimeve të kryeministrit Edi Rama me bashkatdhetarët nga Athina, zuri një hapësirë të madhe në mediat greke, duke qenë lajmi kryesor deri pas mesditës.

Nga “Kathimerini”, “Protothema”, “CNN.gr”, “Mega”, “Skai”, “Zougla” e më gjerë shkruan për tubimin që u zhvillua me praninë e flamujve kuqezi në të gjithë arenën.

Mediat greke njëzëri të gjithë shkruan duke cituar kryeministrin shqiptar se nuk ishte në Athinë për të provokuar, por për të takuar bashkëkombësit e tij.

“Në fjalën e tij, shkruan “Protothema”, Rama theksoi se pavarësisht tensioneve mes dy vendeve, po diskutohet për marrëveshjet e pensioneve me Greqinë.”

Mediat greke ndërkohë raportuan edhe për një numër të vogël protestuesish jashtë stadiumit, të cilët nuk ishin dakord me tubimin por që nuk krahasoheshin me ata që ishin pjesë e tubimit dhe në festë.



Skip to toolbar