Kryeministri Edi Rama ritheksoi edhe njëherë se reforma në drejtësi është mbështetur nga PS.
Ai theksoi se për herë të parë në Shqipëri ka funksionuar një drejtësi e pavarur dhe kjo falë edhe mbështetjes së madhe që ka marrë nga qeveria. Megjithatë shtoi se një gabim i një drejtësie të pavarur, por që sipas tij ka edhe mangësi kushton jetë njerëzish.
“Ne garantojmë reformën në drejtësi, BE i vë vulën. Kur ka faza lufte intensive kundër korrupsionit, perceptimi i përkeqësohet. Por faktet janë aty. Një drejtësi që për herë të parë në historinë e vet funksionon e pavarur. Ndryshimi midis gabimeve që bën cilido tjetër, një gabim i bashkisë X në mbjelljen e pemëve, kushton 100 pemë që thahen. Një gabim i një sistemi drejtësie që është i pavarur, por që ka mangësi të tjera kushton jetë njerëzish. Rruga tjetër është kthehu aty ku ishte dhe vazhdon loja…”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.