TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në reagimin publik u vendos qartësisht dhe pa asnjë ekuivok në krah të Erion Veliajt, pas sulmeve që shkuan në emër të tij, me arrestimin e disa drejtorëve në bashki me urdhër SPAK.
Kryebashkiaku Veliaj në deklarimet e tij tha se drejtësia duhet të flasë për këtë çështje duke shtuar se ai personalisht nuk ka dhënë kurrë asnjë firmë për përfitime të paligjshme.
Gazetari Artur Zheji, i ftuar në “Real Story” tha se Veliaj është kryetar bashkie me performancë të lartë në punët e kryeqytetit, por edhe në aspektin elektoral të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës.
“Ai është një kryetar bashkie performant dhe punëmbarues në punët e bashkisë dhe punëmbaruar elektoralisht. Pra motor elektoral dhe i ka këto veti. I pari që ia njeh është vetë Edi Rama.
Ndërmjet Ramës dhe Erionit ka një konflikt dialekti të pashmangshëm, që është më i madh se Partia Socialiste, sepse ne radhë të parë jemi qenie njerëzore, pastaj jemi socialistë, demokratë apo apartiakë”, tha ai.
Më tej, gazetaria Skënder Minxhozi, u shpreh se ky rreshtim i Ramës krah Veliajt në thelb ka disa qëllime, të cilat sipas tij janë sa vijon:
“Dalja e Ramës në krah të Veliajt përbën një shqetësim që Rama ka, në lidhje me përballjen e mazhorancës si e tërë dhe jo vetëm Bashkia në këtë raste, dhe këtu e shoh mesazhin, me drejtësinë dhe me SPAK. I mban të gjithë të kërikuar. Është një dalje e Ramës për të përkrahur një projekt politik që ka filluar me të dikur si kryetar bashkie dhe fillon me të edhe si kryeministër i Shqipërisë, dhe Veliaj është pjesë kryesore e gjithë gjësë”, tha ai./ abcnews.al