Goditjet ndaj Veliajt, Minxhozi: I kritikuar edhe pa listën e drejtorëve, i mbetet të ngulmojë tek ndarja e përgjegjësive!

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për arrestimin e drejtorëve të Bashkisë Tiranë, duke komentuar edhe qëndrimin e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

Gjatë kësaj interviste, Minxhozi i kushtoi rëndësi mesazheve të deklaratës së Veliaj, por gjithashtu nuk la pa përmendur edhe qëndrimin e kryeministrit Rama, për të cilën tha se ishte shumë eksplicid, duke shtuar se Veliaj e sheh si mbështetje.


“Situata në bashki është mjaft komplekse, por Veliaj ka marrë dënimin dhe të gjitha mallkimet edhe pa pesë drejtorët. Pasi ai edhe kur nuk ka pasur farë bashki e kujtojmë se ai kishte tërhequr pas vetës, një tufë të madhe kritizerësh dhe njerëzish që vazhdonin ta urrenin. Kjo situatë është edhe më e rëndë pasi lista e zyrtarëve, e bën të rëndë situatën. Veliaj goditet për shkak se për kundërshtarët e tij ai është një njeri antipatik. Pra është një personazh që ashtu si edhe Rama është ndarës, ashtu si edhe Berisha. Si i tillë Veliaj ka marrë një nivel vëmendje ‘zjarri’ që është më i madh në rastin se do të ishte të një kryetari pak më të qetë. Atij i mbetet të ngulmojë tek ndarja e përgjegjësive dhe prezumimi. Por interesante është edhe zbritja e Ramës në këtë moment në fushë që është një dhuratë e vogël që i vjen në një moment që kanë ekzistuar thashathemnaja për raportin mes tyre. Teksti i Ramës më bëri përshtypje sepse ishte shumë eksplicid, një dalje që tregon se këto dy personazhe para zgjedhjeve, nuk e kanë luksin të luftojnë njëri-tjetrin politikisht, por as të tregojnë se janë jo të bashkuar përballë SPAK, që defacto është lojtari i tretë në lojë”, u shpreh Minxhozi.




Skip to toolbar