Kryeministri Rama në takimin e tij virtual, traditë tashmë çdo të martë dhe të enjte, iu përgjigj pyetjeve të komentuesve të shumtë në rrjetet sociale.
“Kemi një dëshpërim që reflektohet në pasqyrën mediatike të kënetës. Nuk lihet bgjë pa thënë për mua, për PS madje edhe për popullin që cilësohet si I sëmurë sepse në shumicën dërmuese mendojnë që vendi po ecën në drejtimin e duhur. Sipas tyre gjithmonë shikojnë që Shqipëria është në prag të finishit historik. Është një popull i sëmurë sepse shikon që merr paga më të mëdha, në tëgjitha zonat e evndit ka progress. Patjetër që ka shumë për të bërë prandaj kërkojmë mandatin e katërt, në këtë dëshpërim ka element të tjerë.
Një prej tyre është për gjuhën time, që paskam folur dhe bërë gjëra që askush nuk I bën. Akoma sot nuk e kuptoj se në cilën nga gjërat që kam thënë veçse kam komunikuar hapur me publikun. Ka vetëm një gjë që kërkova ndjesë dhe aty ka qenë një gabim krejt pa dashje, ku kam kërkuar ndjesë. Autizmi politik ëhstë një term I përdorur në literturën politike dhe akademike, nuk është krijuar për të fyer dhe lënduar askënd, mirëpo prej disa kohësh konsiderohet I papërshtatshëm. Më gjeni ndonjë figurë tjetër që ka kërkuar ndjesë, nuk ka asnjë. Si shpjegohet që këta njerëz që çdo natë cfarë nuk thonë dhe flasin me një gjuhë ekstreme. Unë jam shënjestra kryesore e kësaj gjuhe, kriminel mashtrues, asnjë provë deri më sot, vetëm llafe.“