Rama në Turqi: Nga ushtria te turizmi, ja marrëveshjet që do të nënshkruhen

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama dhe disa anëtarë të kabinetit qeveritar ndodhen në Turqi, ku pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve. Report Tv sjell marrëveshjet që do të firmosen, si në fushën e turizmit, mbrojtjes, media e komunikimit.

Po ashtu do të nënshkruhet edhe Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radiotelevizionit dhe Radiotelevizionit Shqiptar.

Marrëveshjet që do të nënshkruhen

Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e mjedisit.

Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.

Projektmarrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana

Projektmarrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medies dhe Komunikimit.



Skip to toolbar