Video, Rama shkon me helikopter në zonën e luftës Ukrainë-Rusi

POLITIKË


Kryeministri Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës së tij në Ukrainë, ka parë nga afër bazën ushtarake “Shiroky” në Kharkivit, pranë zonës së konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë. Përmes një video postuar në rrjetet sociale, Kryeministri Rama i shoqëruar nga ambasadori shqiptar në OSBE, Igli Hasani dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj janë nisur me helikopter nga aeroporti ushtarak Chuguev dhe më pas janë vendosur në bazën ushtarake “Shiroky”, pikërisht për të parë situatën me të cilën përballen qytetarët në lindje të vendit, të cilët ndodhen në zonën e konfliktit.

Dëshirën për t’i parë vetë nga afër këto zona konflikti në lindje të vendit, Rama e shprehu edhe gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e jashtëm të Ukrainës të mbajtur në Kiev. 

Shpresoj shumë të mbajë koha e të na lejojë ta përfundojmë këtë vizitë me një udhëtim drejt Ukrainës lindore, ku dua të shoh me sytë e mi situatën e sigurisë dhe atë humanitare në zonat e ndikuara nga konflikti dhe ndikimin praktik të SMM në terren” tha Rama gjatë ditës së parë të vizitës në Ukrainë më 20 janar.

Në cilësinë e kryesuesit të OSBE për 2020, Edi Rama zhvilloi më 20 – 21 janar një vizitë në Ukrainë pikërisht për të diskutuar për zgjidhjen e këtyre konflikte dhe sigurimin e një armëpushimi afatgjatë me Rusinë me zbatimin e marrëveshjes së Minskut. Rama ka zhvilluar disa takime me përfaqësuesit kryesor politikë në Ukrainë, ku është diskutuar mbi hapat që duhen ndërmarrë nga kryesia e radhës e Shqipërisë në OSBE për të lehtësuar jetën e popullsisë në të dy anët e kufirit.

Kharkivit, Ukrainë – Mbërritja në bazën “Shiroky”

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 21. Januar 2020


Skip to toolbar