Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pikturën që ka marrë dhuratë nga ish-lideri i UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ndodhet në Hagë.
Rama shprehet se ka pranuar pikturën e Selimit, ku është pikturuar përkrenarja e Skënderbeut. Kreu i qeverisë shqiptare ka kërkuar edhe njëherë, që ish-liderët e UÇK-së të lirohen, duke deklaruar se ata mbahen peng në Hagë.
“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës🙏
Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”, shkruan Rama.