Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm në ‘Facebook’ një video që tregon se si vijon puna në spital aty ku qytetarët marrin shërbimin e dializës.
Rama shkruan se pacientët kanë kushtet që shërbimin ta marrin të parët, ndryshe nga vitet e tjera kur sërmundoheshin për orë të tëra.
‘MIRËMËNGJES. Dhe me rrëfimet e pacientëve që kryejnë dializën e garantuar #falas afër vendbanimit, krejt ndryshe nga stërmundimi me orë e orë të tëra dhe kushtet që kishin më parë për këtë shërbim jetik, ju uroj një javë të mbarë‘- shkruan Rama.


