Rama, me video: Ky pallat më tmerroi dhe mua, por nuk rrezikon

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama publikoi një video të një pallati që ka pësuar dëmtime të mëdha nga tërmeti. Rama thotë se pallati është shembull tipik i panikut, ankthit dhe “shoqes” së tyre, medias. Rama tha se pallati në fjalë ka tmerruar dhe atë vetë, por ai nuk ka asnjë rrezik shembje.

“Shikojeni një shembull tipik se si Paniku, Ankthi dhe shoqja e tyre, Media, mund të jenë këshilltarët më të këqinj të njeriut në këtë situatë të jashtëzakonshme emocionale, kur bëhet fjalë për të vlerësuar një godinë të goditur nga tërmeti”.

“Ky pallat, që më tmerroi edhe mua njësoj si juve kur e pashë, u bë objekt i lloj-lloj debateve me klithma agresive në tv, me lloj-lloj postimesh kobzeza në portale, me gjithëfarë statusesh lemerisëse në fejsbuk, sot u inspektua nga ekspertët ndërkombëtarë”.

“Konkluzioni: pallati nuk ka asnjë rrezik shembjeje. Është plotësisht i riparueshëm. Çarja apo rënia krejt e mureve s’do të thotë asgjë, sepse fatin e një godine e përcakton struktura jo muret. Pas ripartimit banorët mund të rikthehen qetësisht në shtëpi. Ja pra çfarë shkaktojnë paniku, ankthi dhe media, trinjakët e padurueshëm të kësaj situate, që marrin peng zemrat e mendjet e njerëzve të tromaksur nga goditja shkatërruese e Natyrës dhe Media”, shkruan Rama.

Miqtë e mi! Shikojeni një shembull tipik se si Paniku, Ankthi dhe shoqja e tyre, Media, mund të jenë këshilltarët më të këqinj të njeriut në këtë situatë të jashtëzakonshme emocionale, kur bëhet fjalë për të vlerësuar një godinë të goditur nga tërmeti! Ky pallat, që më tmerroi edhe mua njësoj si juve kur e pashë, u bë objekt i lloj-lloj debateve me klithma agresive në tv, me lloj-lloj postimesh kobzeza në portale, me gjithëfarë statusesh lemerisëse në fejsbuk, sot u inspektua nga ekspertët ndërkombëtarë. Konkluzioni: Pallati nuk ka ASNJË RREZIK SHEMBJEJE🙂ËSHTË PLOTËSISHT I RIPARUESHËM👍(Çarja apo rënia krejt e mureve s’do të thotë asgjë, sepse fatin e një godine e përcakton struktura jo muret) PAS RIPARIMEVE BANORËT MUND TË RIKTHEHEN QETËSISHT NË SHTËPI🙏Ja pra çfarë shkaktojnë paniku, ankthi dhe media, trinjakët e padurueshëm të kësaj situate, që marrin peng zemrat e mendjet e njerëzve të tromaksur nga goditja shkatërruese e Natyrës dhe Media👎

Gepostet von Edi Rama am Montag, 2. Dezember 2019


Skip to toolbar