Hetimi për ndërtimet abuzive, SHBA: Do mbështesim punën e SPAK

AKTUALITET


E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Leyla Moses-Ones ishte në qytetin e Durrësit të hënën, ku pa nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Diplomatja amerikane shoqëroi grupin e inxhinierëve të ardhur nga SHBA, që do të bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Gjatë fjalës për mediat, Moses-Ones u shpreh se SHBA do të ndihmojë Shqipërinë në disa mënyra për të kaluar këtë fatkeqësi natyrore.

“Do të ndihmojë edhe UNICEF, pasi do të mbështesë 9 mijë fëmijë të prekur nga tërmeti. Do të mundësohet një vlerësim për banesat e shkatërruara. I kemi dhënë një grant Kryqit të Kuq që do të merret me ndihma e menjëherësahme humanitare”, është shprehur Moses-Ones.


Ndërkohë, të hënën u lajmërua se Prokuroria në Durrës, Tiranë dhe Krujë nisi hetimet për shkaqet e dëmtimit të shumë objekteve. E pyetur nga gazetarët nëse SHBA do ta mbështesë SPAK të hetojë këtë tragjedi, Leyla Moses-Ones është shperhur se nuk kishte informacion për dosjet që do t`i dërgohen SPAK, por do të ketë mbështetje 100%.




Skip to toolbar