Në 17 nëntor mbahet Konferenca e përbashkët me BE për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociateve me Bashkimin Evropian. Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan e Shqipëria arriti të pamendueshmen, pasi hapi të gjithë kapitujt brenda vitit.
Ky zhvillim thekson Rama është një rekord absolut në procesin e integrimeve europiane.
Reagimi i Ramës:
SHQIPËRIA E ARRITI TË PAMENDUESHMEN, TË GJITHË KAPITUJT E NEGOCIATAVE TË HAPUR BRENDA 12 MUAJSH – REKORD ABSOLUT NË PROCESIN E INTEGRIMEVE EUROPIANE![]()
![]()
![]()
Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqiperisë 2030 në BE![]()
Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027![]()
Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike, ne po e rrisim e forcojmë muaj pas muaji Shqipërinë,
me një ekonomi që po rritet;
me pensionet që po rriten;
me pagën minimale që po rritet;
me pagat e tjera që po rriten;
me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;
me mbështetjen për më të dobëtit e për të sëmurët me kancer që po rritet;
me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;
pa rritur asnjë taksë dhe duke përmirësuar hap pas hapi punën e institucioneve të shtetit![]()
SHQIPËRIA PUNON DHE FITON PËRDITË E MË SHUMË RESPEKT
