Rama: Shqipëria e ka pasur BE-në afër prej 30 vitesh por s’ka pasur kundërpalë. Sot e ka këtë forcë të nevojshme

AKTUALITET


“Të inkurajuar për mundësitë që kemi, jo thjesht sesa të zotë janë njerëzit por sa të qartë do të jenë për çfarë duhet të jenë dhe sa të koordinuar që gjëja të bëhet në bazë të një kalendari dhe plani veprimi. Plani i veprimit duhet të shtrihet në të treja drejtimet, mirëqeverisja nuk është thjesht çështje e qeverisë tonë, por dhe e gjyqësorit. Që do të thotë se këshillat e prokurorisë të mirëqeverisen njësoj. Sa jemi sot ne të sigurt që këto këshilla mund ta disponojnë të gjithë kapacitetin dhe sa mund të lihet kjo thjesht dhe vetëm në çfarë bëjnë ato këshilla në rast se kuvendi nuk ka një sy, syrin e sovranit, për ta ndjekur punën. Si këta janë shumë më shumë.

Mirëqeverisja e institucionit të avokatit të popullit, në të gjitha nivelet. Në të gjitha masat, po t’i lexoni në detaje, ka një rekomandim që është horizontal, që shkon nga gjyqësori te ekzekutivi, tek mjedisi, zogjtë dhe lulet, antikorrupsioni. Do të thotë se lufta kundër korrupsionit është modernizim. Dhe detyrat janë qartësisht të ndara, ndëshkimin e bën drejtësia. Parlamenti dhe qeveria nuk merren me ndëshkimin në aspektin e ndëshkimit penal por me adresimin e problematikës që kanë mekanizmat shtetërore, të cilët duke qenë të dobët, i lënë hapësirë korrupsionit.

Modernizimi ëshë proces që bëhet hap pas hapi, që kërkon kompleksitet të tërë veprimesh dhe kushtesh por që bekimi ynë si Shqipëri është që jemi një vend që është në mes të Evropës dhe që kemi BE që ka të gjithë dijen për ta transferuar te vendet që duan të bëhen anëtare. Vende jashtë Evropës, kemi parë raste që kanë dalë nga diktatura të ngjashme me tonat, kanë aspiruar demokraci, kemi vajtur dhe ushtarë bashkë me shokët amerikanë, francezë, kemi premtuar afganëve demokraci dhe prosperitet. Ku është Afganistani sot? Unë kam vetëm një argument, nuk kanë BE pranë.

Nuk kanë një burim aq të thellë njohjeje të mënyrës se si funksionon shteti dhe institucionet, dhe nuk kanë proces integrimi. Për herë të parë po bëhen reforma reale shtet formuese. Shqipëria e ka pasur BE afër prej 30 vitesh por s’ka pasur nga ana tjetër forcën e nevojshme dhe dijen dhe aftësimin për të qenë kundërpalë. Sot e ka, është kjo forca këtu. Po të mbyllësh sytë dhe të parafytyrosh, merrni këto tjetër, është njësoj si të cojë në evropian u 13 dhe të luante me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Kjo është njësoj, s’po marr rastin U 13 që të shkojë atje dhe trajnerin ta ketë arrest shtëpie.”, tha Rama.



Skip to toolbar