Rama: Shteti është në këmbë, të ruajmë qetësinë

AKTUALITET


Kryeministria Rama në një mesazh në twitter shkruan se goditja e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda por i gjithë shteti është në këmbë dhe po punohet për të shpëtuar çdo jetë të mundshme.

Situata më e rënduar është në Durrës dhe Thumanë.

“Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë.

Eshtë një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë, të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë, Kurajo, Durim, Solidaritet”, shkruan Rama.



Skip to toolbar