Rama si Berisha, e quan Bashën peng. Kreu i PD: Në luftë me llumin e tranzicionit

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama e kreu i opozitës Lulzim Basha, kanë replikuar në seancë plenare, me deklarata akuza e kundër akuza ndaj njëri tjetrit.

Pa dashur apo enkas, kryeministri Edi Rama duket se u pozicua ‘në krah’ të paraardhësit të tij Sali Berisha, ndaj të cilit mesa duket nuk e ka humbur vëmendjen, e mbetet i kujdesshëm ndaj deklaratave, duke iu drejtuar Bashës, me fjalët ‘peng’.


“Të përsërisësh të njëjtën gjë e të presësh rezultat tjetër, është tipari karakteristik i mendjelehtësisë. Keni 8 vite që përsiërisni të njëjtën gje, e merrni të njëjtin rezultat e do e merrni prap duke përsëritur të njëjtën gjë. Nuk ju shpëton transferimi i përgjegjësisë përmes fantazive për masakrat elektorale. Aty ju kam gjetur aty do ju nëse vijoni të përsërisni të njëjtën gjë duke i marrë shqiptarët për budallenj. Kjo është zgjedhja juaj. Aq më pak kur jeni në një garë kush është kukulla e kush është pengu, e kush s është as kukull as peng.”- u shpreh Rama.

Në kundërpërgjigje, kreu i PD u shpreh se beteja e opozitës nuk është brenda partisë e as me socialistët e ndershëm sipas tij, por me llumin e tranzicionit.

“Ky vend është kthyer në nyje të trafikantë nën drejtimin e tij, se e ndihmon ky. Nuk hapen negociatat po shampanja është vu. Me marrëzi delirante akuzon shtetet anëtare.

Tregojuni autokratëve të Ballkanit, gangsterëve politikë pse nuk avanconi me negociatat, ju dini gjithçka, kjo është e vetmja mënyrë për të kthyer besimin e BE te qytetarët dhe qytetarëve te BE. Për këtë pushteti është gjithçka, për ne janë njerëzit. Pavarësisht masakrës zgjedhore, ju shpreh mirënjohje që me guxim e kurajo na dhanë forcën për të qenë këtu, më shumë në këtë sallë.

Ndaj kjo nuk është një garë, as e brendshme e PD as me socialistët e ndershëm e të thjeshtë. Kjo është një garë mes dashurisë për vendin dhe fatin e zi ku i ka katandisur kjo qeveri. Pengut apo pengmarrësit të atij që është kukulla e i përdor ata si kukulla. Është beteja mes llumit të tranzicionit shqiptar, e një shpresë të re që po lind se Shqipëria mund e do të jetë ndryshe, e një ëndrre që kishim në 1992, kur paraardhësit e tyre, i detyruam të hiqnin dorë nga monopoli i dhunës. Varfëri-terror-propagandë ky është trinomi i këtij që mban peng qeverisjen e vendit përmes.- theksoi Basha.




Skip to toolbar