Kryeministri Edi Rama është takuar me zëvendëspresidentin e Komisionit Europian Johannes Hahn, në Mynih.
Rama ka ndarë detaje nga bashkëbisedimi mes tyre, duke theksuar se u fokusuan tek plani i ri i rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Takim me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin, me të cilin folëm mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama bashkangjitur fotove të publikuara në Facebook.