Kryeministri i vendit Edi Rama ka inspektuar sot godinën e re në Shkozë të Arkivit Qendror Shtetëror që pas 100 e kusur vitesh ka standardet më të mira arkivore për të ruajtur biografinë e shtetit tonë.
Risitë e projektit të ri iu prezantuan kryeministrit nga drejtori i Arkivës Shtetërore Ardit Bido.
Rama thotë se është e tmerrshme se si për disa dekada memoria e shtetit shqiptar është lënë në mëshirë të fatit në kushtet e një turpi të pashoq.
STATUSI I PLOTË
Pas 100 e kusur vjetësh edhe Shqipëria e ka më në fund infrastrukturën grumbulluese e mbrojtëse të Arkivit Qendror Shtetëror, sipas standardeve më të mira arkivore për të ruajtur biografinë e shtetit tonë
***e tmerrshme se si për dekada e dekada, sidomos në vitet e Rrumpallës Demokratikase, memoria e dokumentuar e truallit shqiptar që nga shekulli VI dhe më pas e vetë shtetit shqiptar qysh nga 1912 u la në mëshirë të fatit, në kushtet e një turpi të pashoq që është në fakt pasqyra e patriotizmit fals të atyre që atdheun e trajtuan vetëm si avaz propagandistik e si plaçkë pushteti…