Kryeministri Rama ka nisur ditën me një urim për festën e Krishtlindjes duke përzgjedhur një thënie të Papa Françeskut. Përmes fjalëve të Papa Françeskut, Rama përcjell mesazhin se Krishtlindja na është dhënë nga Zoti pasi ne kemi aftësinë t’i kuptojmë e t’i mirëpresim.
“Zoti nuk i jep kurrë një dhuratë atyre që nuk janë në gjendje të marrin! Ai na ka dhënë krishtlindjet, sepse të gjithë ne kemi aftësinë t’i kuptojmë e t’i mirëpresim”, shkruan Rama në facebook duke cituar Papa Françeskun.
Përmes fjalëve të shenjta të marra nga librat e Shenjtë përgjatë këtyre javëve që pas tërmetit të 26 nëntorit kryeministri është mundur të përcjellë mesazhe solidariteti tek shqiptarët.
Ndërsa ditën e Krishtlindjes është ndalur tek një mesazh domethënës i Papa Françeskut, ndërsa më pas ka postuar dhe një urim përmes fotos ku ai shfaqet mes një grupi fëmijësh.