Papa Françesku: Zoti ende na do të gjithëve, madje edhe më të këqijtë

AKTUALITET


“Zoti i do të gjithë – madje edhe më të këqijtë prej nesh. Kështu është shprehur Papa Francesku, përpara mijëra njerëzve gjatë meshës së Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. “Ju mund të keni ide të gabuara, ju mund të keni bërë një rrëmujë të plotë të gjërave … por Zoti vazhdon t’ju dashurojë”, tha më tej Papa Francesku.

BBC shkruan se kjo deklaratë  do të interpretohet nga disa si një referencë ndaj skandaleve të Kishës, përfshirë abuzimin seksual. Papa Françesku do të kthehet në Bazilikën e Shën Pjetrit më vonë, për Ditën e Krishtlindjes, për t’i dhënë botës mesazhin tradicional papal. Në mesin e atyre që morën pjesë në meshë ishin fëmijë të zgjedhur nga vendet përfshirë Venezuelën, Irakun dhe Ugandën.





Skip to toolbar