Analisti Skënder Minxhozi deklaroi në emisionin “Real Story” se kryeministrin Edi Rama në botë e quajnë një brend.
Ai theksoi se mes tij dhe Emanuel Macron ka një klimë të ngrohtë dhe kjo u pa para disa muajsh, pasi hera e parë në të gjithë historinë e mes dy vendeve që një president francez bën një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Sipas Minxhozit, humbja e Le Pen i lehtëson rrugën e negociatave Shqipërisë.
“Ka shumë që e quajnë një brend dhe unë mendoj se është, pasi imazhi i Ramës në botë është realisht i përhapur, që me Covidin kur dërgoi mjek dhe infermierë në Itali, më vonë me njohjet që ka me liderat. Me Shqipërinë, Le Pen ka një marrëdhënie shumë delikate. Pra, kemi Le Pen si alternativ që totalisht antieuropiane, por ka dhënë prova dhe shenja, anti shqiptare sepse nuk i do vendet me myslimanë, emigrantët, nuk do dhe vetë Europën në fund fare. Kurse me Macronin, aktualisht Shqipëria, kryeministri, qeveritë, kanë një klimë jashtëzakonisht të ngrohtë, aq sa vizita e parë zyrtare në të gjithë historinë e mes dy vendeve e një presidenti francez u krye para pak disa muajsh. Humbja e këtij fronti në Francë godet të gjitha të djathtat ekstreme në Europë dhe kjo për ne punon në mënyrë të drejtëpërdrejtë, sepse na e lehtëson rrugën në negociata”, tha analisti.