Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020.
Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e kryera si dhe në përmbushje të detyrimeve KLSH ka informuar Kuvendin mbi statusin e implementimit të rekomandimeve të lëna nga institucionet e audituara. Në këtë këtë kuadër rezultate e auditivit gjatë vitit 2020 kanë evidentuar problematikat e menaxhimit të fondeve, aseteve dhe pasuritë publike si dhe përgjegjësitë përkatëse nga zyrtarët e çdo niveli të qeverisjes qendrore, vendore dhe enteve në varësi të tyre”, tha ai.
Në vijim, Shehu tha se “KLSH gjatë veprimtarisë audituese në mënyrë të vazhdueshme ka pasur qasjen që të nxisë transparencën, përgjegjshmërinë, llogaridhënien, forcimin e disiplinës fiskale, rritjen e efikasitetit të menaxhimit dhe përdorimin e fondeve dhe burimeve publike me qëllim ofrimin e shërbimeve të përmirësuara dhe zhvillimin ekonomik të vendit”.
“Duke i kushtuar një vëmendje të veçantë ruajtjes së qëndrueshmërisë në rezultate e arritura, konkretizimit të qëllimeve strategjike, përmirësimit të kuadrit rregullator dhe të metodologjisë, optimizmi dhe kapacitete profesionale, si dhe përmirësimi i kanaleve të komunikimit dhe të bashkëpunimi, veprimtaria e KLSH edhe për vitin 2020 është konkretizuar në tre qëllime strategjike:
“Rritja e impaktit të punës fituese e fokus efektiviteti, eficienca, etika, energjia dhe mjedisi. Optimizimi i kapaciteteve profesionale si dhe funksione të tjera mbështetëse. Përmirësimi i kanaleve e komunikimit dhe të bashkëpunimit, në këtë kuadër, KLSH duke ecur në krah të partnerëve është përpjekur në mënyrë të vazhdueshme për rritjen e profesionalizimit auditues në përshtatje me rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit si dhe modernizimit të institucionit. KLSH ka marrë veprime për të përmirësuar kapacitetin institucional dhe forcimin e ligjit organik”, tha ai.
Ne vijim, Shehu tha se raport me rëndësi të veçantë në institucionin tonë është edhe raporti i Progresit të Komisionit Europian, publikuar në vitin 2020, veçanërisht raporti financiar ku veprimtaria e KLSH-së është vlerësuar në përputhje me standardet e organizuatës ndërkombëtare të auditivit. Raportin e Progresit të KE-së KLSH e ka konsideruar teje të rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve institucionale, auditimin e veprimtarisë së tij me vendet ndërkombëtare të auditimit dhe praktikat më të mira evropiane”.
Sipas Sheut, KLSH ka konstatuar se gjatë 2020 dëmi ekonomik i shkaktuar nga institucionet gjatë 2020 është 17.7 milionë euro.
“Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e institucionit më të lartë të auditimit të jashtëm publik, për vitin 2020 kishte planifikuar gjithsej 143 auditime, ku kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 91 subjekte. Ato kanë përfshirë, institucione qendrore, ministri dhe agjenci (përfshirë drejtori qendrore dhe rajonale në varësi të tyre), njësi të vetëqeverisjes vendore (qarqe, bashki), drejtori të përgjithshme të administrimit fiskal, etj.
Nga këto 14 auditime në institucionet e qeverisjes qendrore, 18 në institucione të vetëqeverisjes vendore dhe njësi të tjera në nivel vendor, 10 autidime në institucione të tjera financiare etj. Rezultatet e punës audituese të vitit 2020 kanë pasur objektiv edhe identifikimin e shkeljeve dhe raportimin e tyre në bazë të klasifikimit si dëm ekonomik dhe si parregullsi/paligjshmëri me efekte negative në financat publike nga subjekteve nën auditim ku parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale 2,193,692 mijë lekë ose 17.7 milionë euro”, tha Shehu.