Rashica rikthehet me “perlë”, por Dortmund-Werder bëjnë paqe

SPORT


Dortmund e Werder Bremen ndanë nga një pikë në takimin më të rëndësishëm të javës së gjashtë në Bundesliga. 2-2 përfundoi sfida, ndërsa Bremen e nisi në mënyrë të shkëlqyer, me sulmuesin kosovar Milot Rashica, që luajti ndeshjen e tij të parë pas dëmtimit me skuadrën e Werder. Rashica gjeti rrjetën që në minutën e 7-të të sfidës, kur lëshoi një “silur” drejt portës së Dortmund.

Megjitatë, Gotze barazoi dy minuta më pas, ndërsa Marko Reus kaloi në avantazh Dortmundin në fund të pjesës së parë. Por me rikthimin nga pushimi i ndeshjes, Werder gjeti përsëri rrjetën, këtë herë me Firedl, që barazoi shifrat në 2-2. Pas pikës së marrë në takimin e së shtunës, Dortmund del nga zona e Europës, ndërsa Bremen ruan vendin e 10 në renditje me 7 pikë.


Bayern Munich mundi Paderbornin e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, me rezultatin 3-2. Gnabry shënoi në minutën e 15` golin e parë, ndërsa në të 55` Coutinho dyfishoi për Bayern. Megjithatë, Paderborn gjeti rrjetën në të 68`, ndërsa Lewandowski shënoi përsëri në të 79`.

Collins në të 84` ngushtoi shifrat, por pa mundur t`i heq fitoren Bayern, që me tre pikët e marra në këtë takim, ngjitet në vendin e parë në Bundeslia me 14 pikë, duke përfituar nga ndalesa e Leipzig, që u mund në shtëpi 1-3 nga Schalke.




Skip to toolbar