Reagimi i ftohtë i Kurtit/ Ademi: Na duhet një strategji e përbashkët për heqjen e kufijve mes nesh!

Më të fundit


Kryetari i Grupit të deputetëve të BDI-së, Arbër Ademi në emisionin “Real Story” në ABC ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me kryeministrin e ri shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi.

Gjatë intervistës Ademi vuri theksin tek bashkëpunimi i shqiptarëve, për të mos krijuar frymë përçarëse, duke shtuar se prioritet mbetet bashkëpunimi dhe puna me intensitet për të afruar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, me Kosovën, SHBA e BE-në.

Reagimi i ftohtë i Kurtit; Arbër Ademi:

Nuk është një gjë e re. Në zgjedhjet presidenciale të fundit në Maqedoni, por edhe në zgjedhjet parlamentare në 2020 eksponentët kryesorë të VV kanë mbajtur anën e Aleancës për Shqiptarët. Kryetari Ahmeti ka bërë një prononcim se është e drejtë e gjithsecilit për të mbështetur apo përkrahur njërën apo tjetrën parti. Është shumë e mirëseardhur deklarata e kryeministrit Kuti në Shkup se VV nuk ka në plan që të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Shqipëria dhe Kosova puna më e mirë që mund të bëjnë për shqiptarët në RMV, është ti mbajnë unik të mos copëzohemi sepse defaktorizohemi, për ata që nuk ia duan të mirën shqiptarëve. Ka qenë me qëllim që çdo qytet të kenë partinë e tyre. Komenti për reagimin e politikanëve shqiptarë, mesazhi i presidentes Osmani dhe i kryeministrit Albin Kurti i cili në fjalinë e tij të fundit ku edhe përmendi diskriminimin.

Arbër Ademi: Më vjen mirë që ka përshëndetur për zgjedhjen e zotit Xhaferi si kryeministër të vendit. Sigurisht si prioritet i zotit Xhaferi dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut siç ka qenë do të jetë sërish përafrimi i relacioneve me Shqipërinë , Kosovën, BE, SHBA pra kemi shumë punë për të bërë. Dhe duhet të kemi një strategji të përbashkët për heqjen e kufijve mes mesh duke u bërë pjesë e familjes europiane. Edhe me kryeministrin Kurti do të kemi raporte intensive. Vetëm sot, mjaft kolegë të mi nga VV më kanë uruar për këtë arritje të madhe.



Skip to toolbar