Reagimi nga Rama, Veliaj: U surprizova për mirë. Zhgënjeu të gjithë ata që u eksituan nga teoritë e konspiracionit

Më të fundit


TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në intervistë për “Real Story” bëri komente rreth arrestimeve të disa drejtorëve dhe deklaratës publike të kryeministrit Edi Rama.

Shefi i qeverisë tha se pajtohet në çdo fjalë dhe presje me deklaratën publike të Veliajt, ndërsa shtoi se qëndrimi i Ramës e surprizoi për mirë pasi tregoi se të dy ndajnë të njëjtin vizion.

Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj kërkoi nga drejtësia ta çojë çështjen deri në fund. Pjesë nga intervista:

Veliaj: Patjetër që i thashë kryeministrit që do bëj një reagim. Nuk më tha se do kishte ai një reagim, nuk e prisja dhe sigurisht, që u surprizova për mirë dhe e vlerësova. Unë besoj që në një skuadër, ku kapiteni i skuadrës, të jep një mbështetje që nuk e kisha kërkuar, s’e mohoj që patjetër që u ndjeva mirë që ndajmë këtë vizion edhe themi po, ne njerëzit nuk i trajtojmë si lecka. Unë me këta njerëz kam bërë beteja, kanë qenë kolegët e mi. Bashkia e Tiranës ka 11 700 veta staf, por unë nuk bëj atë gabim që të them, epo mirë meqë ka kaq shumë unë nuk di kush. Jo, patjetër në këta 11 700 veta staf mund të ketë problematika, por unë këta njerëz nuk them se I njihja në mënyrë përiferike. Se ka edhe njerëz këtu që thonë ata të inceneratorit i kisha parë në bllok, unë atë lloj legenlliku nuk e bëj dot. Këta janë njerëz që kam patur kolegë, kam bërë beteja politike, kam bërë edhe beteja për qytetin. E kanë gdhirë për teatrin, shumë më shumë për Astirin, akoma më shumë për pazarin, kalanë e për Liqenin e bulevardin e ri. Sic jam gjithashtu i ndërgjegjshëm që këta kolegë të mitë kanë bërë edhe shumë armiq, edhe para se të kishin këtë dilemë për të sqaruar me drejtësinë. Kanë bërë armiq se falimentuan shumë karriera te gomat e Astirit, edhe te barrikadat e bulevardit të ri, edhe te gropa te pazari i ri, edhe tek themelet e sheshit Skënderbej dhe sigurisht edhe te netët epike të teatrit. Shumë karriera politike që thonin vija e kuqe, mbi trupat tanë, etj etj. Ne e shohim Lulin si fakir sot, por dërrmimi i tyre si parti filloi në beteja që nuk po i fitonin dot se përballeshin me njerëz shumë të vendosur për ta çuar qytetin përpara. Kjo nuk është arsye për të thënë epo tani meqë kanë bërë këto ne do i mbajmë si gardistët në kryeministri. Meqë vranë për ne. Pyetje: I përmendët kryeministrit bashkëpunëtorët e ngushtë..

Veliaj: Të gjithë ata që u eksituan nga kjo teori konspiracioni u zhgënjyen nga reagimi i kryeministrit që dëshmoi se e mendojmë njësoj. Ne themi, ne jemi skuadër politike, trasnformuese që hap 1001 kantiere por nëse një kantier ka një problem nuk jemi skuadër avokatie. Altin Dumani dhe skuadra e tij janë skuadër prokurorie, të tjerët janë gjykatësish, ju mediash, por ne nuk bëjmë detyrën tuaj, as ju tonën. Dëshmuam që vizionin e 2013 e kemi akoma shumë të qartë, madje votat e 2013 I kemi edhe më mëdha dhe zellin e 2013 e kemi shumë më të madh seç duhet ta kishin ata që janë në opozitë. Dhe kur ti shikon atë aliazh karikaturash që të thotë ty ik ti që të vijmë ne se me vota nuk vijnë dot, me punë jo e jo, ti thua kjo parti dhe kjo skuadër me gjithë inperfeksionet, di të reflektojë, të adaptohet për gjëra që të tjerët s’i kanë por ndoshta tani do na duhet t’i fusim. Di edhe të kërkojë ndjesë, por që i ka ndryshuar faqen Shqipërisë, merri një fushë është drejtësia më e mirë se dje, s’është perfekte por është shumë më mirë. Është ekonomia më e mirë, patjetër. A është Tirana? As që diskutohet. Se dëgjoj që flasin ka trafik në Tiranë. Patjetër, po s’ka në Delvinë dhe në Has se gjasat janë që bashkë me shpinë kanë ardhur me gjithë makinë. Nga ana e infrastrukturës Tirana është ku e ku. Kur jam bërë kryetar Bashkie çmimet te Fresku ishin 400 euro për metër katror, sot janë 1200 euro për metër katror.



Skip to toolbar