Inceneratori i Tiranës, Veliaj: Të vijojë plani. E kishin për ta dorëzuar në 2023, ndodhi kjo anomali, të aplikojnë prapë

Më të fundit


Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë në “Real Story” në ABC News, Veliaj teksa foli për Inceneratorin e Tiranës dhe akuzat e vazhdueshme të bëra ndaj tij, theksoi se i gjithë qëllimi është për të bërë diçka të mirë. Sa i përket tregut të Farkës dhe tregut të Kasharit shpjegoi se punojnë.

“Ne jemi klientë të landfillit, drejtohet nga një kompani publike. Çfarë mendoj unë si Këshill se nuk kam vendimmarrje. Si Këshill është të vijojë plani ta bëjnë inceneratorin, e kishin për ta dorëzuar në 2023, ndodhi kjo anomali, të aplikojnë prapë. Madje i inkurajova, aplikoni të hapen qelizat e reja për të kompresuar plehrat. Kompania është si të thuash “t’i prishim autostradat se një i ri ecën me 200 në orë”.


Po jo, hiq këtë që ecën me 200 në orë, mos prish autostradat. Pra, qëllimi ishte për të bërë diçka të mirë. Çmimi ishte 37, në kohën e Saliut e Metës e Sali Lushës, Gaz Bardhit e Flamur Nokës e të gjithë çapaçulëve që vijnë te bashkia. Vetëm fakti që vijnë 100 vetë nuk do të thotë që ne jemi perfektë. Do të thotë që ky lali e Edi Rama ndoshta s’janë perfektë, 100 punë e kantiere që janë hap ndoshta iu shpëton ndonjë gjë. Por të vijnë ata që na hodhën në erë në Gërdec, kjo nuk diskutohet fare. Edhe tregu i Farkës i bashkisë dhe ai i Kasharit i privatit në orën kur ne të dy zgjohemi nga gjumi janë bosh. Tregjet punojnë nga ora 1 deri në 6:00, tregjet e shumicës se atëherë shkojnë. Ata që çojnë me shumicë. Mund të përmirësohet, por është fillimi, është hera e parë që thyem monopolin e privatit. Nëse e pranon sfidën time, sot pas emisionit e gdhijmë dhe në orën 3:00 të mëngjesit jemi aty dhe ti e shikon se çfarë jete ka. Ke të drejtë në një vend ku toka vlen shumë, s’mund t’i lemë bosh. Propozimi tjetër është t’i gjejmë një okupacion gjatë ditës. Se dakord shumica, sjell natën, dhe ajo në 7:00 nis e bie, t’i gjejmë një aktivitet tjetër nga ora 07:00 në 19:00, këtu ke të drejtë”, tha ndër të tjera Veliaj./abcnews.al/




Skip to toolbar