Deputeti socialist, Arben Pëllumbi thotë se nëse mazhoranca nuk do t’i gjejë 84 votat për miratimin e reformës zgjedhore, atëherë rreziohet që të mos bëhen zgjedhje, por do të pritet derisa konsenusi të arrihet.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Pëllumbi u shpreh se me komisionin e tanishëm, është e vështirë arritja e një konsensusi, kjo për faj të opozitës, e cila është mdarë në disa grupime.
“Mos të mendojmë se çfarë do të ndodhë pas 3 apo 6 muajve. Mund të gjendet edhe nesër zgjidhja. Ajo që ne ndodhemi sot, është, kemi një komision bipartizan. A do të ecim për të gjetur konsensusin brenda këtij komisioni apo do të ndryshojmë mentalitet? 84 vota, kur nuk i ke, je i detyruar të negociosh me palën tjetër. Kur je i zhveshur nga përgjegjësitë qeverisëse, e ke shumë të thjeshtë të thuash, kur je me përgjegjësi qeverisëse, ke detyrime për të bërë të mundur funksionimin e sistemit, mazhoranca e ka këtë lloj përgjegjësie. I duhet që të bëjë të mundur funksionimin e sistemit. Nëse do të jemi në kushtet që nuk bëjmë dot zgjedhje, do të gjejmë forma sesi të bashkëpunojmë.
Siç duket, me këto komisione bipartizane nuk do të kemi konsensus, për fajin e tyre. Ajo që tha zoti Rama, nëse brenda këtij afati, nuk do të kemi një produkt, ne nuk e shtyjmë më. Këtij komisioni ia kemi shtyrë disa herë afatin. Jemi akoma herët për djegien e afatit. Do tentojmë ta shtyjmë afatin apo do ecim me idenë e 84 votave? Logjikën do ta thonë specialistët. Unë kam folur me zotin Celibashi, ka një qëndrim siipas këtij që them unë, kështu mund të interpretohet edhe Gjykata Kushtetuese. Jemi akoma në fazën e mendimeve që shprehen.
Nëse nuk i gjejmë 847 vota? Asgjë, nuk bëhen zgjedhje, vazhdojmë ne, rrimë. Jo, shtyhet derisa të gjenden 84 vota. Ne sot nuk jemi në momentin që duhet të diskutojmë, çfarë sjellje duhet të ketë Partia Socialiste, sepse ne rrezikojmë që të mos kemi zgjedhje. Nuk jemi në këtë moment.”, theksoi ai.