Rekord rënie, euro prek fundin/ Banka e Shqipërisë: Këmbehet 95 lekë, niveli më i ulët historik

EKONOMI


Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit një euro po këmbehet me 95 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Ndërkohë që edhe në tregjet ndërkombëtare euro ka pësuar dobësim përballë dollarit amerikan. Ky i fundit eshte mbiccmuar ndjeshem qe pas pershkallezimit te konfliktit SHBA Izrael kunder Iranit. Tensioni në Lindjen e mesme ka bërë që një pjesë e  investitorëve të të orientohen drejt titujve të borxhit dhe instrumenteve financiare në dollarë.

Kjo ka sjellë rritje të kërkesës për monedhën amerikane, e cila po forcohet në raport me shumë valuta të tjera.

Këto ndryshime jane reflektuar edhe ne tregun vendas ku dollari kembehet aktualisht per 83 leke, duke rifituar gati 1 pike ne raport me lekun brenda nje jave.

Një tjetër faktor që ka dhënë efekte në mbivlerësimin e lëkut sipas agjentëve  është edhe  oferta e lartë e Euros gjatë muajve të parë të këtij viti  që është ndikuar nga eksportet e energjisë elektrike, të kryera nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare për shkak të kushteve të favorshme hidrike.

Zhvlerësimi i euros sipas institucioneve  është ndikuar edhe nga hyrjet e  larta valutore nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja.Kjo  situatë sipas Bankës e Shqipërisë ka ndikuar pozitivisht në mbajtjen e inflacionit në kontroll edhe pse ska pasur  ulje të çmimeve. Agjentët  e tregut valutor parashikojnë që monedha europiane do të vijojë të qëndroj e dobët përballë lekut pasi  tashmë pritet shtim I turistëve të huaj ndërsa tregu vazhdon të karakterizohet nga një  gjendje e bollshme e valutës dhe kërkesa për të është e dobët.



Skip to toolbar