Rekord shifrash në Evropë, 123 mijë të prekur me koronavirus për 24 orë

CORONAVIRUS


Rekord shifrash të të infektuarve me koronavirus në Europë. Brenda 24 orëve të fundit raportohen mbi 123 mijë raste të reja me COVID-19.

OBSH bëri me dije se kjo shifër ditore është me e larta që pas shpalljes së pandemisë. Ritmet e përhapjes po shtohen pavarësisht se Franca renditet mes vendeve europiane që kanë në fuqi aktualisht nivelin më të lartë të masave parandaluese në shumicën e qyteteve të mëdha.

Problematike paraqitet situata dhe në Britaninë e Madhe, ndërsa ekspertët nuk përjashtojnë as kthimin në karantinë për ditët në vijim.

Po ashtu, shtime të rasteve pozitive me COVID-19 paraqitet dhe në Itali e Gjermani, ndërkohë që Çekia është vendi me numrin më të lartë me 308 infektime për 100 mijë banorë në 24 orët e fundit, e ndjekur nga Franca e Spanja. Mes të tjerash thuhet se shtim të rasteve me COVID-19 raportohet dhe në SHBA, Indi e Brazil.



Skip to toolbar