Rëndohet bilanci i viktimave në Valencia, 10 viktima nga zjarri në pallatin 14-katësh

BOTA


Një zjarr masiv ka vrarë të paktën dhjetë persona në një bllok banimi të lartë në qytetin spanjoll të Valencias, sipas kryebashkiakut të qytetit spanjoll.

Zjarri përfshiu një bllok 14-katësh në lagjen Campanar dhe u përhap në një ndërtesë ngjitur. Zjarrfikësit shpëtuan njerëzit nga ballkonet dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur.


Erërat e forta kanë ndezur flakët, por ka edhe dyshime se një veshje e pallatit, tepër e ndezshme ka mundësuar përhapjen e shpejtë të zjarrit.




Skip to toolbar