Rezoluta anti-korrupsion e PS, Përnaska: Palët të bashkëpunojnë! SPAK, e vetmja shpresë

Më të fundit


Ish deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska thotë se rezoluta e Partisë Socialiste për një komision të posaçëm anti-korrupsion, nuk duhet gjykuar për të parë sa efikase do të jetë, pasi është ende në fillimet e saj.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Përnaska u shpreh se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është e vetmja shpresë që i ka mbetur vendit për të luftuar korrupsionin.


Sipas Përnaskës, si asnjëherë më parë, po goditen figura të larta.

“Faktori ndërkombëtar ka qenë shumë i vëmendshëm ndaj këtyre zhvillimeve. Shteti i së drejtës do të thotë të jetë shtet i fortë, ku funskionon sistemi i pavarur i drejtësisë. I ka munguar Shqipërisë në këto 30 vite tranzicioni.

Mbetet mungesa e vullnetit politik për ta luftuar korrupsionin. Është shumë e thjeshtë, por këta nuk kanë dashur ta luftojnë korrupsionin. Kanë mbi supe akuza shumë të forta korruptive.

Këto institucione janë ende në proces fuqizimi brenda vetes së tyre. E vetmja shpresë që i ka mbetur këtij vendi dhe kësaj shoqërie është SPAK. Si asnjëherë më parë po godasin figura të larta të korrupsionit.

Ne, fatkeqësisht kemi investuar edhe në politikë, shumë më tepër te individi. Individi është i përkohshëm, ndërsa institucionet janë të përhershme. Këto lloj strukturash, mekanizmash që krijohen, janë të përkohshme, nuk janë afatgjata.

Që të mirëfunksionojë edhe vet politika, ka nevojë për dakordësi, bashkëpunim. Procesi i integrimit duhet ta kishte bërë bashkë klasën politike prej shumë kohësh.

Ka qenë paaftësia e kësaj klase politike, por dyshoj se mbetet edhe vullneti i kësaj klase politike. Nuk jam shumë entuziaste, sepse kemi një klasë politike të lodhur, janë konsumuar.

Jemi shumë shpejt për të gjykuar se sa do të jetë efikasiteti i kësaj rezolute. Ngaqë janë të konsumuar, përsërisin veten. Nuk kanë as fantazi, ta shikojnë gjënë në perspektivë.

Dialogu është pjesë e kulturës demokratike. Retorika e tyre politike është e njëjta. Jemi vetëm në diskutime. Është mënyrë e të bërit politik që është jashtë realitetit shqiptar”, theksoi ajo.




Skip to toolbar