Rezoluta e PS për antikorrupsionin, mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

Më të fundit


Mesditën e sotme nën drejtimin e Kryetares se Kuvendit, Lindita Nikolla mblidhet konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare.

Konferenca do të shqyrtoje projektprogramin e punës së parlamentit deri në fund të muajit qershor dhe planifikimin  e programit të punës deri në 7 qershor.


Por ajo çfarë e bën edhe më të rëndësishme mbledhjen e sotme është Projektrezoluta e propozuar nga socialistët dy javë më parë “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

Kjo projektrezolutë u propozua nga kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar disa kohë më parë, si një dokument që PS thotë se është i hapur edhe për opozitën të japë kontributin e saj.




Skip to toolbar