Rezultati LIVE-Numërimi drejt fundit/ PS ruan 83 deputetë, Shehaj zbret sërish PD në 50 mandate

AKTUALITET


Në qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 5185 qendra votimi, nga 5225.

https://youtube.com/watch?v=asGsxD03X2o%3Ffeature%3Doembed

PS ka marrë në rang vendi 765, 186 vota ose 52.23 % për qind kundrejt 498, 377 votave të PD-ASHM, 34.02 për qind.

PSD ka marrë 47. 966 ose 3. 27 për qind, Nisma Shqipëria Bëhet 54, 896 vota, ose 3.75 për qind dhe Partia Mundësia 44,950 vota ose 3.07 për qind.

Ky rezultat është deri në orën 21:10

Partia Socialiste deri tani dominon në 9 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës.

Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, Partia Demokratike 50 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 2 mandate.



Skip to toolbar