Rienergjizimi i PS, Rama nga Pogradeci: Sot, Shqipëria në një fazë tjetër progresi

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Pogradecit tha se Shqipëria sot është në një gazë tjetër progresi.

Në lidhje me rienergjizmin e Partisë Socialiste, kreu i qeverisë mori si shembull qytetin e Shkodrës, ku tha se vota nuk është biletë për stadium ku bën tifo për skuadrën e zemrës, por të të kuptuarit se kush vlen më shumë.

“Sot Shqipëria ka hapur një portë të re. Është në një fazë tjetër të rrugëtimit të saj. Ky progres kërkon fuqi për të vazhduar më tej për të qenë më i thellë dhe i shpejtë. Ndaj na duhet të fuqizojmë PS-së dhe që të përpiqemi që hapja të jetë sa më funksionale. Shumë të dhëna të zgjedhjeve të fundet na i konfirmojnë këtë gjë. Ashtu dhe mënyra se si gjërat po zhvillohen, janë synime për t’i dhënë njerëzve përtej kufijve partiakë. Pra tu japim edhe tyre që kemi në të njëjtën lagje, godinë ku hetojmë që të përfshihen në PS. Kudo që kjo ka ndodhur ka qenë në të mirën e komunitetit.

Shembujt janë kuptimplotë, si Shkodra. Me ndryshimin e kahjes së mbështetjes po ndryshon vendi i tyre. Vota nuk është biletë për stadium, për të bërë tifozllëk për skuadrën e zemrës. Vota nuk është një çështje zemre, me mendje të fjetur për të mos parë dhe kuptuar racionalisht kush vlen më shumë.”, tha Rama.



Skip to toolbar