Rikthehet nesër “Tirana pa makina”, Veliaj: Një ditë me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera

AKTUALITET


Bashkia e Tiranës rikthen “Tirana pa makina” nismë kjo e cila synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, por edhe për të bërë një jetë më aktive.

Ndërsa në qendrën e Tiranës do të mungojë zhurma e makinave, do të jenë të shumta aktivitetet e organizuara nga bashkia e kryeqytetit, për ta kthyer këtë fundjavë në një ditë festive.

“Rikthehet “Tirana pa Makina”. Merr miqtë dhe të dielën më 5 Maj dil te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Do jetë një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera.

Sigurisht që ka edhe surpriza”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.



Skip to toolbar